Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestime dhe procedime nga policia Fier në 24 orët e fundit

Arrestime dhe procedime nga policia Fier në 24 orët e fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 39 vjeç, banues në fshatin Zhymë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në minimarketin në pronësi të shtetases K. Ll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. Y., banues në fshatin Çorrush, Mallakastër, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi dyshohet se ka zaptuar tokën e shtetasit P. H.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 18 vjeç, banues në Boçovë, Fier, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në Boçovë ka aksidentuar shtetasin K. B., 68 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit e përfshirë në aksident, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve; 

I. S., 64 vjeç, banues në Hungari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.   

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME