SPAK kërkon dy audio-përgjime që mbajnë datat 5 dhe 12 maj 2023.
Muaj pas publikimit të audio-përgjimeve të emisionit ‘Piranja’ për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufit, e cila shfaqej qartazi në shkelje të ligjit, vjen dhe reagimi i SPAK.
Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) përmes një shkrese kërkon nga emisioni ‘Piranjat’ pamjet filmike audio dhe bruto që lidhen me Bufin, e cila është kapur ‘mat’ jo në pak raste. Ato kërkojnë dy audio-përgjime që mbajnë datat 5 dhe 12 maj 2023.
Emisioni ka të dokumentuar me video manipulimin e votës dhe shkeljen e ligjit. Bufi shfaqej duke diskriminuar arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidoi sanitaren në shkollën e fshatit Suk, e po ashtu është filmuar duke kërcënuar një demokrat për shkak të bindjeve politike, shkruan dosja.al.
Piranjat’ kanë qenë të gatshëm muaj më parë për të vënë në dispozicion çdo informacion, por nuk kishte asnjë reagim nga SPAK, deri më sot.
Tashmë mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e institucionit ndaj kryebashkiakes/syri