Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKreu i federatës evropiane të gazetarëve godet fort Veliajn, mbron Ola Xamën

Kreu i federatës evropiane të gazetarëve godet fort Veliajn, mbron Ola Xamën

“Të quash një gazetare “vrasëse me pagesë” është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut”. Keshtu është shprehur Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, me anë të një postimi në Facebook. Ai ka reaguar ndaj qëndrimit të Erion Veliajt kundrejt gazetares investigative të BIRN, Ola Xama, të cilën kryebashkiaku e ka konsideruar si një militante.

Gutiérrez sqaron se Veliaj e përshkroi gazetaren si një “vrasëse me pagesë”, pasi ajo zbuloi se ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në një projekt të lidhur me menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë. Për Ricardo Gutiérrez, të quash një gazetare “vrasëse me pagesë”, është një akuzë e rëndë. Marrë shkas nga ky rast, ai ripërsërit thirrjen ndaj Veliajt, që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët që guxojnë të kërkojnë llogari. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë rast ai i drejtohet në shqip: Z. Veliaj, MJAFT MË.

Investigimi u publikua më 13 korrik 2023 dhe Veliaj refuzoi kërkesën e BIRN për koment. Një ditë pas publikimit, z. Veliaj i shkruante gazetares se ajo i kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Në një komunikim tjetër me gazetaren, ai i ka thënë “nuk je gazetare, je vrasës me pagesë”. Disa media u angazhuan në një fushatë negative kundër Ola Xamës, duke përdorur të njëjtat fjalë si z. Veliaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME