KRYESORE

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme në Castagneto Carducci (Livorno). Sipas medieve italiane, makina në të cilën udhëtonte shqiptari dhe një person tjetër u përplas me një pemë.

Për 35-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë dhe ai ka humbur jetën. Ndërkohë i plagosuri tjetër është dërguar me helikopter në spitalin Cisanello në Piza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button