POLITIKË

A do ta “varë në pemë” Rama edhe Anduela Ristanin siç bëri me Lali Erin?

Në emisionin investigativ “Piranjat”, u denoncua përdorimi i automjeteve të Bashkisë së Tiranës për nevoja personale nga Anuela Ristanin, kryetaren e komanduar të bashkisë pas arrestimit të Erion Veliajt. Sipas emisionit, Ristani përdor makinën e bashkisë, me shofer, për të shoqëruar bashkëshortin e saj, këshilltar i presidentit Bajram Begaj, dhe për të çuar fëmijët në shkollë. Kur është pyetur nga gazetarët, ajo ka reaguar me ofendime, duke u sjellë në mënyrë të ngjashme me Veliajn, i cili aktualisht ndodhet në burg për korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.


Ky përdorim i aseteve shtetërore për nevoja personale ka ngritur pyetje për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Ristanit. Kur Rama erdhi ne pushtet theksoi se nuk do te perdorte kurre makinat e punes per familjaret, por vartesit nuk e degjuan.Tani, me Ristanin në krye të bashkisë, lind pyetja: A do të veprojë Rama në të njëjtën mënyrë si me Veliajn?


Megjithatë, përdorimi i makinës së bashkisë për nevoja personale mbetet një shqetësim publik.


Kjo situatë ka nxitur diskutime të gjera në media dhe opinionin publik, duke ngritur pyetje për standardet e etikës dhe transparencës në administratën shtetërore. A do të veprojë Rama në përputhje me parimet e tij të mëparshme, apo do të ketë një trajtim të ndryshëm për Ristanin? Koha do të tregojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button