Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËA do të shtyhet finalja e BBA

A do të shtyhet finalja e BBA

Hyrja e gjashtë banorëve të rinj ngriti dyshimet e para për shtyrjen e finales së “Big Brother VIP Albania”. Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë sezon, reality show nuk do të përfundojë në datën e paracaktuar.

Burime për Anabel bëjnë me dije se finalja e parashikuar të mbahej në fund të marsit, do të shtyhet. Po të njëjtat burime thonë se finalja është parashikuar të mbahet në mes të muajit maj.

Edhe vetë banorët (kryesisht Luizi) kanë parashikuar që maji t’i gjejë brenda shtëpisë. Për të mbajtur “ndezur” dinamikat brenda lojës, me gjasë do të futen edhe banorë të rinj.

Edicionin e kaluar, finalja u shty me 1 muaj e pak ditë, ndërsa këtë sezon, nëse banorët pranojnë, do të duhet të qëndrojnë në BBVA edhe për afro 1 muaj e gjysmë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME