Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAbuzimi me ushqimin tek ‘Zyber Hallulli’/ Meta: Banda e ‘Rilindjes’ ka arritur...

Abuzimi me ushqimin tek ‘Zyber Hallulli’/ Meta: Banda e ‘Rilindjes’ ka arritur deri aty sa të vërë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas rastit të denoncuar nga KLSH për abuzimet me ushqimin në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’.

Pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa, Meta thotë se mbështetet reagimin e PD, duke shtuar se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

Statusi:

Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.

Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME