Një shqiptar është dënuar me 20 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij. Mediat e huaja shkruajnë se gjykata e Meuse Assize e dënoi abuzuesin ditën e martë. Shqiptari i Kosovës rreth të pesëdhjetave, filloi të abuzonte me fëmijën e tij kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.
Fillimisht babai u dënua në shkallën e parë, në janar 2023, me 18 vjet burg me një periudhë sigurie dy të tretat nga gjykata penale e Moselës. Një gabim procedural lejoi lirimin e tij, por vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë ai u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve. Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse i dënoi të akuzuarit me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë vepër penale.