Uncategorized

Agon Rexhaj, 17-vjeçari shqiptar po “çmend” Juventusin dhe Interin në merkato

Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeç, por ka arritur që të spikas të te rinjtë e Baselit.  Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayerni, kanë shprehur interesim për ta pasur në ekipin e të rinjve.

“Calciomercato” raporton se Interi është ekipi më i interesuar për momentin. Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Mediat italiane ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.

Rexhaj ka lindur në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshje për grup-moshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar. Talenti fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button