Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAgron Shehaj krijon rrjetin NextYou: Po ndërtojmë një alternativë politike të re

Agron Shehaj krijon rrjetin NextYou: Po ndërtojmë një alternativë politike të re

Deputeti Agron Shehaj ka nisur të punojë për krijimin e një partie të re politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj zbulon se me të rinj po ndërton një “alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë”.

Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur #NextYou.

Kjo është lëvizja e parë publike e Agron Shehajt për ndërtimin e një partie të re politike. I shkëputur nga PD-ja disa muaj më parë, Shehaj deklaroi në studiot televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike, një partie që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Por, kjo është hera e parë që deputeti lançon publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME