Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREApeli i GJKKO i refuzon Berishës lejen për të shkuar në parlament

Apeli i GJKKO i refuzon Berishës lejen për të shkuar në parlament

Sali Berisha rrezikon t’i digjet mandati i deputetit pasi edhe Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e ka lejuar të shkojë në parlament. Sipas rregullores së kuvendit një deputeti i digjet mandati nëse nuk paraqitet pa arsye për 6 muaj në seancat parlamentare. Vendimi u mor sot nga Apeli i GJKKO dhe bazohet në një arsyetim të SPAK që vë shenjën e barazimit mes arrestit të shtëpisë dhe arrestit me burg.

Berisha është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Në fillim SPAK mori masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kur kreu i PD nuk u bind masa e sigurisë u ashpërsua në “arrest shtëpie”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME