Aksident në aksin Levan–Tepelenë, automjeti del nga rruga në Varibop, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me inicialet K.M., ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.









