Aksident në autostradën Lushnjë –Fier, Audi del nga rruga dhe përplaset me pemën, një e plagosur në spital

Lushnje – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë–Fier, pranë daljes së rrethrrotullimit të Kolonjës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në anë të saj. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një pasagjere rreth 65 vjeçe, e cila është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa po merren edhe me disiplinimin e trafikut, i cili paraqitet i rënduar në këtë segment rrugor.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga me shpejtësi të lartë. Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.









