AKTUALITET
Aksident në Kamenicë të Divjakës, ndërron jetë 15 vjeçari

Divjakë – Aksident me pasojë vdekje ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Divjakë, në vëndin e quajtur Kamenicë.
Një makinë ka përplasur një motoçikletë ql drejtohej nga një 15 vjeçar. Nga përplasja ka gjetur vdekjen 15 vjeçari.
Policia
Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.