Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në Lushnje-Fier/ Makina e marrë me qira nga dy turistë...

Aksident në Lushnje-Fier/ Makina e marrë me qira nga dy turistë përplaset me Benzin, i cili përfundon në kanal

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME