Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Fier - Patos, autobuzi godet makinën, lëndohet pasagjerja

Aksidenti/ Fier – Patos, autobuzi godet makinën, lëndohet pasagjerja

Fier – Në datë 22.05.2023, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME