Arrestohet shoferi 19-vjeçar që aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor në autostradën Vlorë-Fier.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.