Fier – Aksident me pasoje plagosjen e një çifti burrë e grua këmbçsorë, ka ndodhur mëngjesin e sotëm para gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.
Një automjet tip volzvagen me targa AB 686 DM qe drejrohej nga një grua ka përplasur përtokë dy shtetas por njërit thonë se i ka thyer njërën këmbë.
Më vëndngjarje ka mbrritur policia e grupi hetimor që po kryen vepeimet e para si dhe po normaluzon qarkullimin e mjeteve
Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të mar ndihmën mjekësore.
Drejtuesja e mjetit ka qëndruar brenda mjetit por ka pasur fushpamje të kufizuar pasi ka pas diellin përballë dhe eshtë “verbuar”, por kjo nuk do të thotë që të mos respektojë tregullat e qarkullimit rrugor
Policia
Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.
1Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.