Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMENdryshimi drastik i Dua Lipës

Ndryshimi drastik i Dua Lipës

Ylli i muzikës Dua Lipa ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë ndjekësve në rrjetin e saj social Instagram. Ajo është shfaqur me flokë të kuqe dhe duhet thënë se duket shumë bukur.

“A të ka marrë malli për mua?”, ka shkruar ajo në postimin e saj, teksa së fundmi ka fshirë të gjitha postimet e tjera që kishte në llogarinë e saj në Instagram

Arsyeja duket të jetë albumi i saj i ri, i cili do të publikohet së shpejti me Kevin Parker të grupit të famshëm australian Tame Impala.

Image

Fansat e Lipës janë duke pritur me padurim projektet e saj të radhës. Një fans komentoi, “Ne jemi shumë gati për ty”, ndërsa një tjetër thirri me “Mezi pres të dëgjoj se çfarë keni rezervuar për ne”.

Albumi i mëparshëm i Lipës, “Future Nostalgia”, u publikua në vitin 2020 dhe ajo zbuloi se donte t’u jepte njerëzve diçka për të dëgjuar gjatë pandemisë COVID-19

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME