AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Manëz, identifikohen tri viktimat dhe dy të plagosurit

Tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25 vjeç, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Të plagosur mbetën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit është në gjendje të rëndë dhe u transportua drejt Tiranës për trajtim mjekësor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Sipas policisë, BMW-ja me të cilën udhëtonin pesë të rinjtë doli nga kontrolli, u përplas me një bordurë betoni dhe më pas përfundoi në kanal. Përplasja ishte fatale për tre prej tyre. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti. Policia po heton dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button