Uncategorized

Aksidenti/ Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar në Itali

Një aksident në linjën Verona-Padova i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Sipas mediave italiane, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, një djalë është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.

Raportohet se viktima është një i ri shqiptar 24-vjeçar, i cili mesa duket është përplasur nga treni teksa tentonte të kalonte shinat.

Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button