Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAksidenti/ Treni shtyp shqiptarin në Itali

Aksidenti/ Treni shtyp shqiptarin në Itali

Kishte zbritur në shina që të merrte një send që i kishte rënë, por kjo i ka kushtuar jetën një shqiptari në Itali.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar i cili jetonte e punonte në Genova, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sipas asaj që shkruan ANSA, shqiptari është shtypur nga treni i ‘Intercity Milano-Livorno’.

Këto detaje janë bërë publike nga policia hekurudhore.

Sipas drejtuesit Giuseppe Mariani, pasi janë parë pamjet filmike është arritur në përfundimin se burri kishte zbritur në shina për të marrë një send që i kishte rënë.

Edhe pse makinisti kishte frenuar, sërish nuk ja kishte dalë dot që të shmangte tragjedinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME