Zbulohen detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i finalizuar mbrëmjen e sotme nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Burime nga terreni bëjnë me dije se furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D, ndërkohë që mjeti është në pronësi të Limi Binajt.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një mjet lundrues, tip skaf. Dyshohet se dy mjetet do të përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike. Policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë detaje./Dita