Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për aplikacionin “Aktivist” pasi sipas tyre drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.
Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj shprehet se përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, punonjësit duhet të shpërndajnë postimet e kryeministrit e ministrave, dhe gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht çdo deklaratë të opozitës, ndryshe do të pushohen pas 14 majit.
Ndër të tjera, Ahmetaj i bën thirrje SPAK që të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës me anë të të cilit drejtorët po shantazhojnë punonjësit e administratës.