Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Burime për Top Channel e kanë konfirmuar lajmin, por ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME