Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAlarm i kuq në Itali/ Tjetër stuhi e fuqishme me origjinë nga...

Alarm i kuq në Itali/ Tjetër stuhi e fuqishme me origjinë nga Tunizia

Sërish alarm i kuq për përmbytje dhe mot të keq në Emilia Romagna në Itali.

Parashikimet paralajmërojnë më shumë shi me një ciklon të fuqishëm që vjen nga Tunizia . Në provincën e Ravenës, një helikopter i angazhuar në kontrollimin e linjave të energjisë elektrike u rrëzua.

Si pasojë është lënduar një prej 4 personave që ndodheshin në bord në momentin e incidentit.

Në të gjithë provincën e Ravenës, më shumë se 16% e territorit komunal është evakuuar. Erëra të forta në Kalabri, ku një burrë u vra nga rrëzimi i një peme teksa ecte me qenin e tij.

Meidat italiane raportojnë se kryeministrja Giorgia Meloniai mund të largohej herët nga samiti i Hiroshimës dhe të kthehej në Itali për të ndjekur nga afër urgjencën. Shumë liderë kanë shprehur solidaritetin e tyre me kryeministren italiane. Joe Biden gjithashtu përqafoi Melonin dhe shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij.

Ndërkohë, makina e Mbrojtjes Civile është vënë në lëvizje edhe në Piemonte dhe kryebashkiakët po përgatiten të përballen me urgjencën. Balta detyroi mbylljen e 500 rrugëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME