Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËHumbja në zgjedhjet lokale/ Berisha: Duhet votim me detyrim

Humbja në zgjedhjet lokale/ Berisha: Duhet votim me detyrim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të mbajtur në rrjetet sociale, ka deklaruar se në Shqipëri, votimi duhet të bëhet me detyrim.

Ai u shpreh se një hap i tillë do të pamundësonte shit-blerjen e votës, ndërkohë që solli raste të suksesit të kësaj metode në Australi apo Greqi.

“Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan kodin zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME