AKTUALITETTOP-NEWS

Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada amerikane thotë për Report TV, se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar.

Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button