Analisti/ Të pakënaqurit në PS kanë nxjerrë para Spiropalin

Situata brenda PS duket sikur nuk është në ditët më të mira, gjë që u pa edhe ditën e sotme në Kuvend. I ftuar në nje studio televizive, analisti Armir Shkurti tha se brenda PS ka njerëz të pakënaqur, të cilët kanë nxjerrë para Belinda Balluku.
Sipas tij, kjo është një strategji e tyre për të fituar sadopak nga pushteti.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Përplasjet brenda PS?
Shkurti: Dje unë kam parë një intervistë të kryeministrit Edi Rama që fliste për Elisa Spiropali. Nuk është se ajo mazhorancë mbahet nga parime, ajo është ndërtuar mbi bazën e interesit. Unë them është oligarki, nuk e kam në kuptimin e Arlind Qori.
E kam fjalën që një dorë e vogël njerëzish luajnë të gjitha lojërat. Kjo oligarki nuk pyet kush rrudh buzën; nëse prishen interesat, ka lëvizje tektonike. Nuk u mor njeri me lëvizjet në qeveri. Të heqësh kolonat e shtetit pa dhënë shpjegim, do të thotë se ka ndodhur një gjë shumë e madhe. Reagimin e Spiropalit unë e shoh si faktin që një grup aty brenda e kanë nxjerrë para Spiropalin.
Gazetari: Por nuk duken këta. Mendon se është strategji?
Shkurti: Po, mendoj se është strategji. Termi “moçal” i shkon për shtat mazhorancës, pasi ka kohë që pushteti nuk lëviz.









