Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAndi Bushati: Rama dhe Ahmetaj, llogari financiare të pa mbyllura me njëri...

Andi Bushati: Rama dhe Ahmetaj, llogari financiare të pa mbyllura me njëri tjetrin!

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , ku ka komentuar deklarimet e Arben Ahmetaj nga arratia.

Bushati tha se Ahmetaj ka lëshuar disa deklarata të tipit mafioz, me një kod që e kupton Edi Rama. Ai tha se mes Ramës dhe Ahmetajt mund të ketë llogari financiare të pa mbyllura.

“Në një vend normal, të kesh kryeministrin e një vendi që thotë po të isha unë gjykatës, do ta pësonte më keq, shtohet si kushtet favorizuese të azilit. Në një vend normal nuk ndodh as tjetra. Nëse shefi i opozitës bën denoncime, që dukej sikur donin ta ndihmonin Ahmetajn të merrete azil, pra se kërcënohet, në një vend normal merret seriozisht fjala e kreut të opozitës. Këto përbëjnë një paketë të mirë që një personazh me profil të lartë politik të marrë azil.

Ka një arsye të tretë, ka patur një lloj trysnie që kjo çështje të çohet përpara edhe nga amerikanët edhe nga europianët. Dikush mund të bëhet i penduar te ndërkombëtarët dhe nëse Ahmetaj ka folur më shumë seç duhet te të huajt, është premisë e tretë për azilin, pra të japë informacione në këmbim të mbrojtjes së tij. Do të ishin të mjaftueshme të bëhej një i penduar dhe azilant politik.

Po të shohësh gjithë sjelljen deri tani të Arben Ahmetajt, ngjan me sjelljen e Saimir Tahirit para se të dënohej. Lëshojnë mesazhe të një tipi mafioz, sikur shkëmbejnë në një kod të pakuptuar nga publiku, me Edi Ramën. Nënteksti mund të jetë, unë di më shumë, por ti mos shko më shumë, që unë të mos flas. Për çfarë mund ti thotë ndalo? Sepse Rama ia ka bërë të gjithë të zezat. Ndoshta Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, kanë llogari të pambyllura financiare me njëri tjetrin.

Arben Ahmetaj kur thotë nuk kam fuqi të ndryshoj 17 vendime qeverie brenda një dite, e lë të hapur që aty është Edi Rama. Një njeri që e di këtë, bën denoncim të plotë dhe nuk flet me kode. Kjo të çon në konkluzionin që kanë pazar të pambyllur me njëri tjetrin”, tha Bushati.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME