Sali Berisha rrezikon t’i digjet mandati i deputetit pasi edhe Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e ka lejuar të shkojë në parlament. Sipas rregullores së kuvendit një deputeti i digjet mandati nëse nuk paraqitet pa arsye për 6 muaj në seancat parlamentare. Vendimi u mor sot nga Apeli i GJKKO dhe bazohet në një arsyetim të SPAK që vë shenjën e barazimit mes arrestit të shtëpisë dhe arrestit me burg.
Berisha është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Në fillim SPAK mori masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kur kreu i PD nuk u bind masa e sigurisë u ashpërsua në “arrest shtëpie”.