Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREApolonia mund Partizanin dhe fiton Kupën e Shqipërisë për vajza

Apolonia mund Partizanin dhe fiton Kupën e Shqipërisë për vajza

Apolonia është skuadra fituese e edicionit të 15-të të Kupës së Shqipërisë për vajza, pas mundi në finale Partizanin me rezultatin 2-1. Finalja e 15-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Partizanit e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës edhe pse nuk munguan rastet e pastra të shënimit. Pjesa e dytë nisi më mirë për Apoloninë që pas insistimit zhbllokoi takimin në të 64-ën me Nyabuto.

Pas shënimit të golit gjithçka ishte më e lehtë për Apoloninë që realizoi edhe të dytin me Klea Hamonikajn në minutën e 71-të. Partizani u mundua të reagonte dhe në fundin e ndeshjes fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Mikaela Metalla. Në fund finalja u mbyll 2-1 për Apoloninë.

Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të Apolonisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME