AKTUALITET

Arrestime dhe shoqërime të disa personave në 24 orët e fundit

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Lushnjë dhe në Fier kanë kryer disa arrestime dhe shoqërime të disa personave pasi në 24 orët e fundit kanë kryer disa vepra të ndryshme penale.

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 19 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën municion luftarak, 1 krehër armë zjarri, 1 bajonetë dhe 1 shkop bejsbolli, që posedoheshin pa leje. Sendet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C., 62 vjeç, banues në fshatin Jata e Re, pasi dyshohet se ka helmuar kafshën shtëpiake (qen) në pronësi të vëllait të tij, i cili si pasojë, ka ngordhur.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Radostinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në 3 banesa në fshatin Çermë-Shkumbin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button