Detajet/ Arrestohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës.
Safet Bajri është shoqëruar nga policia sot me urdhët të GJKKO-së. Bëhet me dije se aktualisht Bajri ndodhet në komisariatin e Shkodrës dhe pritet që të niset drejt Tiranës. Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.
Sipas gazetares Anila Hoxha, Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht thuhet se ndaj tij ka masë sigurie. Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.
Disa ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit. Pas aksionit në banesën e Safet Bajrit reagoi edhe avokati i tij, i cili u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”.