Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestime nga policia e Fierit, 2 për zjarrëvënie

Arrestime nga policia e Fierit, 2 për zjarrëvënie

Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe vreshtari, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. B., banues në Vajkan, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri edhe sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Vajkan.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Dh. C., pasi në fshatin Gorre, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri dhe vreshtari, në pronësi të shtetasit P. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka rënë në kanal dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen Xh. D., 28 vjeç, pasi dyshohet se duke ndërhyrë në të dhënat kompjuterike, ka publikuar në rrjetet sociale biseda private të shtetasit A. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 43 vjeçe, banuese në fshatin Golem i Madh, Lushnjë, pasi ka ndërtuar pa leje, në tokën në pronësi të saj.

Në datë 14.07 2022, u referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Dushk, Lushnjë, në marketin e karburantit në administrim të shtetasit E. C., 36 vjeç, janë vjedhur 20.000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në parkimin e automjeteve të vjetra, në pronësi të babait të tij, dhe për shkak se zjarri ka dalë jashtë kontrollit janë djegur disa shkurre dhe janë shkaktuar dëme të vogla në këtë parkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ndërtuar pa leje, në biznesin e tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Dh. B., 19 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke prerë pisha, në pyllin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME