Arrestime/ Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, pasi u kap jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”;
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 38 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., 68 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialiatët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen G. Xh., 20 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Divjakë
Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.
Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.



Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. C., 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 20 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. N., 61 vjeç, banues në Kosovë e Vogël, pasi në serën në pronësi të tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar një shtetas 77 vjeç, banues në Lushnjë, se gjatë natës, i kanë vjedhur motomjetin që e kishte lënë përpara banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.