Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Arrestimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Romario Çuko 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Mario Çukaj 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit D. F., 48 vjeç, banues në Kuçovë dhe A. S., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motomjetin e tyre përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. H., 27 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohen se kanë kanosur me fjalë, shtetasin S. S., 33 vjeç;

-O. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për verifikimin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 59 vjeç, pasi është kapur në tentativë për të marrë inerte nga shtrati i lumit Vjosa, në kundërshtim me ligjin.

Më datë 27.05.2023, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja M. K., 54 vjeçe, banuese në Lushnjë, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 59 vjeç. Po punohet për gjetjen e 59-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME