Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLëvizte i armstosur, arrestohet Bledar Lika në Borsh

Lëvizte i armstosur, arrestohet Bledar Lika në Borsh

Borsh, Himarë – Intensifikim kontrollesh në zonat bregdetare të qarkut, për ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, gjatë sezonit turistik.

Lëvizte në zonë bregdetare, me pistoletë me vete, të cilën e mbante në tejkalim të autorizimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.

Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, nga grupe të përbashkëta të Komisariatit të Policisë Himarë, DVP Vlorë dhe FNSH-së, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mund të shkaktojnë problematika, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në të cilin udhëtonte shtetasi B. L.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Bledar Lika e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin Bledar Lika 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME