Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohen 2 shqiptarë, grabitën një pikë bastesh në Greqi

Arrestohen 2 shqiptarë, grabitën një pikë bastesh në Greqi

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.

Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.

Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët me origjinë shqiptare të moshës 23 dhe 26 vjeç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME