Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 26 vjeçari në Ballsh, mbante doza kokaine dhe fara canabissative

Arrestohet 26 vjeçari në Ballsh, mbante doza kokaine dhe fara canabissative

Mallakastër – Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Posedonte doza kokaine dhe fara cannabisi, me qëllim shitjen e tyre, në qytetin e Ballshit, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të bimës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevair Sulaj 26 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 70 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Ballshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME