Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 30-vjeçari në Fier, tentoi të vriste të riun brenda një berberhane

Arrestohet 30-vjeçari në Fier, tentoi të vriste të riun brenda një berberhane

Policia e Fierit ka arrestuar autorin e dytë të dyshuar, Geraldo Hoxhaj 33 vjeç, si të përfshirë në ngjarjen e 23 Dhjetorit, ku u qëllua me armë zjarri drejt një 30-vjeçari në një berbehane. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve.

33-vjeçari Geraldo Hoxhaj akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Uniformat blu i sekuestruan të dyshuarit armën e ngjajres.

NJOFTIMI I POLICISË

“Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME