Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 32 vjeçari për shpërndarje kokaine

Arrestohet 32 vjeçari për shpërndarje kokaine

Fier – Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

U kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip “Volkswagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Momente arrestimi

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME