Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. 42-vjeçari nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe më pas u largua me shpejtësi. Ai u kap në fshatin Thasanaj të Lushnjës, dhe pas testimit rezultoi i dehur.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.