Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËArrihet marrëveshja/ Brenda Ballkanit Perëndimor do lëvizet vetëm me ID

Arrihet marrëveshja/ Brenda Ballkanit Perëndimor do lëvizet vetëm me ID

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit, miratuan sot 3 marrëveshje të rëndësishme rajonale: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që drejtohet nga Majlinda Bregu, është partneri kryesor i këtyre negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit.

“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu” – tha Bregu në fjalën e saj në këtë takim duke premtuar se RCC do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar zhvillimin e rajonit, perspektivën dhe sigurinë e tij në BE.

Pak pas mbarimit të takimit, Bregu ka përshëndetur këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e ka falenderuar dhe gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje të madhe, gati 2 vjeçare: “Ça të themi? E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm. Tre marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot. Kosova dhe Bosje Hercegovina tashmë s’do të kenë më murin e vizave mes tyre. Të rinjtë s’do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit. Tashmë, infermierët, mjekët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa. Ndalesa e rradhës, arritja e roaming mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët. Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë, me arritje konkrete dhe përunjësi ndaj qytetarëve të rajonit”– shkruan Bregu.

Të tre marrëveshjet pritet të nënshkruhen në Samitin e drejtuesve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, ku do të marrë pjesë dhe Bregu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME