Arsenali vijon formën e jashtëzakonshme në kampionat duke marrë fitoren e katërt radhazi, për të blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra e Artetës fitoi 3-1 ndaj West Ham, një ndeshje që nuk e nisën aspak mirë.
Miqtë do të kalonin të parët në avantazh me Benrahma. Ndërkohë Arsenali e nisi frikshëm pjesën e dytë duke shënuar tri gola me Saka, Martinellin dhe Nketiah. Arsenali ngjitet në kotën e 40 pikëve pas 15 javëve të para.
Liverpooli la pas krahëve humbjen ndaj Manchester City në Kupë duke mposhtur 1-3 në transfertë Aston Villa. Skuadra e Jurgen Klopp e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Momo Salah dhe Virgil Van Dijk.
Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Ollie Watkins, por Klopp aktivizoi 18-vjeçarin Bajcetic dhe shënoi golin e qetësisë dy minuta më vonë nëpërmjet golit të tij të parë në Premier.