Artan Hoxha. Ky është shqiptari i ekzekutuar në Belgjikë!

Gazetari Artan Hoxha zbulon për emisionin ‘Çim Peka Live’, Syri Tv emrin e viktimës që u ekzekutua pak ditë më parë në Belgjikë. Viktima i cili më 27 shtator 2025 u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi në unazën e madhe të Brukselit, është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit.
Sipas Hoxhes viktima ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe ekzekutimi i tij ka lidhje me humbjen e një ngarkese të madhe kokaine. Viktima është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët.
Hoxhaj tregon se Halilaj ishte pjesë e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës dhe ishin arrestuar dhe në 2017 në Angli.
Çfarë tha Artan Hoxha në emisionin ‘Çim Peka Live’?
“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme si ekzekutimet që bënin kartelet Sinaloa në Meksikë, por ngjarja..
Ky (tregon foton) është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua se krimi ishte i ngjashëm me ato të karteleve meksikane, por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin jo vetëm si mesazh ndaj kundërshtarëve por dhe sa fuqi kishin ndaj shtetit.
Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halloween. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim.
Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera.
Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka vetëm një vëlla. Ka ikur atje për një jetë më të mirë pasi nuk ka pasur asnjë mundësi jetese në Kukës. Fillimisht ka qenë në Angli”
“Grupi i tij u kap në 2017 për trafik kokaine. Në foto janë 4. Noi Muçmata, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela dhe Bekim Halilaj i cili në foto ka qenë 21 vjeç.
Kreu i grupit u kap 2 vite më vonë, në Belgjikë dhe u ekstradua në Angli.
Personi që e drejtonte këtë grup u largua. Këtyre në fillim iu gjet një ngarkesë në një furgon. Aty ka nisur gjurmimi i tyre. Kanë qenë shpërndarës. Sasia që iu kap llogaritej tek 4 mln paund. Pjesëtarëve të tij pak më vonë iu kapën 30 kg kokainë. Këta ishin shpërndarës. Kreu i grupit në atë kohë nuk u kap. Shkoi në Belgjikë ku u kap në 4 prill 2019 dhe u ekstradua në Angli.
Në foto që ishin të katërt janë në gjykatë në Londër. Viktima i fundit është dënuar me 7 vite burg për trafik kokaine. Ka dalë nga burgu. Ata qëndronin pa leje në Angli. I kanë depërtuar nga Anglia. Janë kthyer dhe kanë vijuar aktivitetin në Belgjikë.
Ngjarja e fundit është se ka të bëjë me trafikun e kokainës. Një konflikt mes grupeve të mëdha, sepse dhe kreu i grupit kur iku për herë të parë vajti në Antwerp, kryeqyteti i kokainës që quhet tani, nga ish kryeqyteti i diamanteve dikur.
Viktima është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni. Dëmi që mendohet që është bërë… bëhet fjalë për një ngarkesë të madhe të kokainës që ka humbur. Eshtë shumë i madh.
Mesaduket ata nuk kanë arritur të kapin personat përgjegjës por e dinë që në këte rreth njerëzish kishte të bënte dhe ky. E mesa duket i ndjeri ka pësuar pasojat e të gjithë asaj që ka ndodhur.

“Është e pabesueshme që në zemrën e Europës mund të përfundojë si në kartelet meksikane. Kjo dëshmon përmasat e frikshme që ka marrë ky fenomen. Ai shkoi për jetë më të mirë. Nuk është i martuar se një pjesë të mirë të jetës e kaloi në burg.
Ngjarja është shumë e rëndë. Nga një anë kemi kryeministrin që promovon Diellën, Shqipërinë virtuale, nga ana tjetër janë të rinj shqiptarë që kanë ikur e përfundojnë të bëhen viktima, shembuj të luftës së narkotrafikut në qytetet europiane”











