Ish polici nga Berati/ ‘Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më në…’

Është zbardhur biseda e fundit e ish-policit Artjol Xhelo, 32-vjeç, që u dogj këtë të hënë brenda automjetit të tij në qafën e Llogarasë.
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që Artjol Xhelo, u ka thënë familjarëve të tij, përpara se t’i jepte fund jetës duke u djegur në makinën e tij.
Sipas informacioneve 32-vjeçari Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.
Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin e tij.
Mësohet se viktima është vetëvrarë duke u lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, i cili është shkrumbuar totalisht.
Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.









