Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAtentati në Tiranë/ Autorët i ikin policisë, djegin makinën në Qafë Kashar

Atentati në Tiranë/ Autorët i ikin policisë, djegin makinën në Qafë Kashar

Policia jep detajet e para mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Selitës, në kryeqytet. 

Viktima, 39-vjeçari Briken Sanaj, është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Edhe pse krimi ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, autorët kanë mundur t’i ikin lehtësisht policisë. 

Policia thotë se janë shoqëruar disa persona në Polici ndërsa në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Makina dyshohet se u përket vrasësve. 

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ka reaguar policia. 

“Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve” – thotë në njoftimin e saj policia.

Mësohet se viktima është identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spita, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME