Uncategorized

Atletico poker golash ndaj Juventusit

Atletico Madrid ka arritur një fitore të lehtë 4-0 në miqësoren e luajtur në Continassa ndaj Juventusit. Skuadra e Simeones ishte superiore në të gjitha aspektet duke i konfirmuar Allegrit se ka ende shumë punë për sezonin e ri.

Alvaro Morata ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, duke shënuar plotë tri gola. Spanjolli zhbllokoi shifrat që në minutën e 10-të me një ëgoditje të saktë brenda zonës, ndërkohë që do të dyfishonte shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 62-të, devijoi një top pas një goditje dënimi, duke befasuar portierin e Juventusit. Bardhezinjtë nga ana tjetër nuk e rrezikuan asnjëherë portën e Atleticos, duke bërë një paraqitje të shëmtuar në shtëpinë e tyre. Në fundin e duelit, Matheus Cunha shënoi dhe golin e katërt.

https://youtu.be/XyHvZBz-XVQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button