Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIKriptomonedhat, energjia që harxhojnë dhe e ardhmja e tyre

Kriptomonedhat, energjia që harxhojnë dhe e ardhmja e tyre

Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi të madhe energjie dhe ndërsa industria po rritet me shpejtësi, po ashtu po rriten edhe shqetësimet për ndikimin e saj në mjedis. “Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se kjo mënyrë rrezikon sigurinë e transaksioneve.

Këta kompjuterë janë krijuar për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur: detyra e tyre është e dyfishtë të hamendësojnë një kod të gjatë alfanumerik dhe më pas të prodhojnë një kriptomonedhë, ‘bitcoin’ si dhe të verifikojnë të saktësinë e transaksioneve të reja.

Kur të përfundojë së ndërtuari, kjo bazë për prodhimin e kriptomonedhave në Rockdale të Teksasit do të përdorë 700 megavat energji elektrike, sasi e mjaftueshme për një qytet të vogël në SHBA.

Vitin e kaluar, Kina i ndaloi kriptomonedhat dhe një prej arsyeve ishte se prodhimi i tyre pengonte përpjekjet për të ulur emetimet e karbonit.

Shtetet e Bashkuara tani janë vendi kryesor në botë për prodhimin e kriptomonedhave dhe ligjvënësit po peshojnë rritjen ekonomike që premtojnë këto biznese kundrejt shqetësimeve se energjia e shfrytëzuar nga prodhuesit e kriptomonedhave po kërcënon mjedisin.

“Ne nuk mund t’i rikthejmë në përdorim termocentralet me lëndë djegëse fosile ose të vonojmë heqjen nga përdorimi të disa prej termocentraleve më të vjetër dhe më pak efikasë për të siguruar energjinë e mjaftueshme për prodhimin e kriptomonedhave”, tha përfaqësuesi demokrat në Komisionin e Kongresit amerikan për Energji dhe Tregti, Frank Pallone.

Ky termocentral me qymyr në shtetin e Nju Jorkut ishte hequr nga përdorimi, mirëpo një kompani që prodhon kriptomonedha e bleu atë dhe e ktheu në funksion duke djegur gaz natyror.

Si reagim ndaj kësaj legjislatura e Shtetit të Nju Jorkut ka miratuar një projekt-ligj për të ndaluar për dy vjet komplekset e kriptomonedhave që përdorin lëndë djegëse fosile.

“Kjo mund të bëhet, vetem duhet bërë ashtu siç duhet”, tha senatorja e asamblesë së Nju Jorkut, Liz Krueger.

Në Teksas, një shtet me burime të shumta energjitike dhe me më pak rregulla, prodhuesit e kriptomonedhave kanë pasur një pritje më të ngrohtë.

((Ted Cruz – Senator Republikan nga Teksasi)) ((Mandatory courtesy: YouTube / The Heritage Foundation))

“Unë dua që Teksasi të bëhet oazi në planetin Tokë për kriptomonedha”, tha senatori republikan nga shteti i Teksasit, Ted Cruz.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Teksas ende prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Por, a është e mundur të prodhosh kriptomonedha pa kompjutera që harxhojnë energji pafund? Disa thonë se kjo është e mundur, por siguria e transaksioneve, sipas ekspertëve do të ishte më e vogël.

“Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë nga funksionimi kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se mënyra e prodhimit të kriptomonedhave, me më pak harxhim të energjisë, mund të krijojë monopol dhe përmes manipulimit, përfitimet mund edhe të vidhen. Ndërsa qeveritë e botës po mundohen të kuptojnë dhe të krijojnë rregulla për të, industria e kriptomonedhave që po rritet me shpejtësi po vazhdon të ndryshojë./VOA/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME